Greqi/ 89 persona humbin jetën dhe 2 186 të tjerë rezultojnë pozitivë

0

Shteti fqinj, Greqi, sërish përballet me numër të lartë të infektimeve me Covid brenda 24 orëve. Janë shënuar 2 186 raste të reja, nga të cilat 28 janë zbuluar në pikat hyrëse të vendit.
Fatkeqësisht 89persona nuk kanë arritur të fitojnë mbi vdekjen.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 109655, nga të cilat 52.9% janë burra. 4949 (4.5%) konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë.
613 qytetarë grekë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 175 (28.5%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 76.2% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Krahasuar me dje ku ishin 2199 raste, sot kemi një ulje të vogël të infektuarve, por edhe viktima, pasi 24 orët e kaluara ishin 111, sot 89.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu