Drejt Britanisë nisen kamionët me dozat e vaksinave anti Covid

0

Drejt Britanisë janë nisur kamionët e parë me vaksina anti Covid Pfizer / BioNTech.
Mijëra doza të vaksinës kanë nisur “udhëtimin” e tyre nga fabrikat Pfizer në Belgjikë këtë mëngjes, vetëm disa orë pasi “drita e gjelbër” u dha nga Autoriteti Rregullator për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (MHRA) , duke e bërë Britaninë vendin e parë në botën perëndimore që ka aprovuar përdorimin klinik të ilaçit.
Rreth 800,000 doza të vaksinës Pfizer do të jenë në dispozicion javën tjetër. Britania e Madhe tashmë ka porositur një total prej 40 milion dozash, me 10 milion që mbërrijnë në vend deri në fund të vitit 2020 dhe pjesa tjetër brenda vitit të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu