I frikshëm çmimi i apartamenteve në Tiranë. 1200€ metri edhe në periferi

0

Në shumë raporte dhe studime ndërkombëtare, Tirana është renditur vazhdimisht si një ndër kryeqytetet me çmimet më të larta të aprtamenteve në Europë dhe rajon. Dhe kjo jo vetëm për qendrën e kryeqytetit, por edhe për zonat periferike. Çmimet e apartamenteve në periferinë e Tiranës janë rritur sërish në muajt e fundit, pasi po vërehet një tendencë e njerëzve që largohen nga qendra për shkak të situatës së krijuar nga Covid. Kërkesa e lartë e apartamenteve në periferi ka bërë që çmimet të rriten me 20% krahasuar me vitin e kaluar.

Gjithashtu edhe në zonat e tjera të kryeqytetit çmimet vijojnë të jenë të pandryshuara. Çmimet në periferi pas digës së liqenit deri në Sauk, nisin nga 1200 euro për metër katror që në momentin e ndërtimit. Nga ana tjetër disa kompani ndërtuese thanë se maksimumi i çmimit të shitjes më parë në këtë zonë ka qenë 850 euro për metër katror. Gjithashtu, në Kinostudio prej disa muajsh ka nisur ndërtimi i një pallati rezidencial dhe çmimi në këtë periudhë është 950 euro për metër, ndërsa pritet të rritet me 1000 euro gjatë muajit janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu