E trishtë/ Ndërron jetë nga Covidi ish-deputeti i PD

0

COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër politikani të njohur shqiptar. Ish-deputeti i PD, Bedri Çollaku, i cili ishte i shtruar prej disa javësh në spital ka humbur dje jetën nga koronavirusi.

Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar. Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank. Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës.

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të politikanit dhe bankiert të njoihur shqiptar e ka dhënë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

“Me hidhërim të thellë u njoftova për largimin e parakohshëm nga jeta të z. Bedri Çollaku. Me një karrierë të spikatur e mbi 40-vjeçare në fushat e bankingut qendror e tregtar, z. Çollaku do të kujtohet si një ndër ekspertët që ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90. Z. Çollaku ishte drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit. I nderuar me çmime të shumta për punën e tij si ekspert i sistemit bankar, interesat dhe përvoja e spikatur e z. Çollaku u pasqyruan edhe në rolin menaxherial që kreu me energji e ndershmëri deri në fund të jetës.

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes e miqve. Kjo është një ditë e trishtë për sistemin bankar të vendit”, shkruan Sejko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu