Tragjike/ Plumbat kalojnë përmes murit, i marrin jetën në gjumë 7-vjeçarit

0
An ambulance is surrounded by police officers at a crime scene where gunmen killed at least 13 Mexican police officers in an ambush, in Coatepec Harinas, Mexico March 18, 2021. REUTERS/Jose Aguilar NO RESALES. NO ARCHIVES

Një 7-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht pasi plumbat kaluan përmes shtëpisë së tij rulot dhe e mori në kraharor. Paul Vasquez mundi t’i tregonte nënës së tij se çfarë i ndodhi, teksa më pas humbi vetëdijen.

Vogëlushi nga Cloverleaf, Teksas, u dërgua menjëherë në spital, por vdiq për shkak të lëndimeve të rënda. Një efektiv i policisë tha se 7-vjeçari po flinte në dhomën e tij kur u godit nga plumbat. “Ishte në shtratin e dhomës së tij. Dhoma e tij e gjumit ndodhej në pjesën e parme të shtëpisë”, tha Jason Brown.

Mendohet se breshëria e plumbave erdhi nga një makinë gri, e cila parkoi para shtëpisë dhe nisi të qëllonte. Nëna dhe dy vëllezërit e Paul ndodheshin në shtëpi, por asnjë prej tyre nuk u plagos.

Ende nuk dihet motivi i ngjarjes ndërsa autoritetet kanë kërkuar që kushdo që ka informacion, të raportojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu