I ndërron jetë njeriu i dashur. Ditë zie për Sindin

0

 

Sindi ka humbur ditën e sotme një njeri të afërt në familjen e saj. Nëpërmjet një InstaStory, ajo ka treguar se është ndarë nga jeta gjyshi i saj. Sindi shkruan se jeta është plot surpriza dhe ndonjëherë vendos të na suprizojë hidhur, por e rëndësishme është të jesh gjithmonë me njerëzit që do, duke e krahasuar kështu me rrugëtimin e gjyshit të saj.

Jeta është plot me surpriza. Herë na surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël, gëzohemi dhe zemra na bëhet mal, kur na surprizon hidhur qajmë deh zemra duket sikur na ngushtohet e fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit më të dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do të kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte dhe jeta jote gjysh i dashur… Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu