“Luftë” mes viruseve, fiton Covid-i

0

Muaji shkurt është zakonisht kulmi i sezonit të gripit, por këtë vit çdo gjë ka ndryshuar, ndërsa praktikisht sipas ekspertëve, gripi është zhdukur në SHBA. Sipas ekspertëve të huaj, masat kundër Covid, kanë bërë që rastet me grip të jenë në nivele shumë më të ulëta se vitet e kaluara.

Sipas ekspertëve, mbajtja e maskës, distancomi social, mësimi online kanë qenë disa faktor të rëndësishëm në parandalimin e rasteve të gripit sezonal. Për ekspertët, masat shëndetësore të marra për të luftuar covid 19, me gjasë janë arsyet kryesore për rënien dramatike të rasteve.

Gjithashtu sipas po këtyre ekspertëve, Covid në thelb ka zhdukur gripin. Sipas Dr. Arnold Monto, ekspert gripi në Universitetin e Miçiganit, masat e ndërmarra kanë ndikuar shumë në gripin e thjeshtë sezonal. Ndërkohë Lynnette Brammer i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se ky është sezoni me rastet më të pakta të gripit, ndërsa thekson se studimet janë bërë tek disa persona të moshave 25-vjeç.

Në vitet e fundit, gripi ka regjistruar 600,000 deri 800,000 shtrime vjetore në spital dhe 50,000 deri 60,000 vdekje. Shifrat e tanishme janë të habitshme duke marrë parasysh që gripi ka qenë prej kohësh kërcënim. Kujtojmë që koronavirusi ka vrarë më shumë se 500,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Burimi: fox13news.com/ joq

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu