I ndoqi deri në shtëpi, 19-vjeçari vret me thikë dy gratë shqiptare

0

Një 19-vjeçar po përballet me akuzën e vrasjes së dy grave që mendohet se janë nga Shqipëria, të cilat i përndoqi dhe i vrau me thikë brenda shtëpisë së tyre.

Departamenti i Policisë së Largo në SHBA tha se detektivët dyshojnë se Sage Gayle Curry ndoqi viktimat në shtëpinë e tyre, pasi i pa ato në publik. Sipas mediave të huaja, gratë u gjetën të pajeta brenda shtëpisë së tyre ndërsa një fqinj lajmëroi policinë.

Sipas policisë, 19-vjeçari Curri hyri në shtëpinë e viktimave përmes dritares, mori thikën e kuzhinës dhe kreu aktin makabër, duke lënë të vdekur dy gratë që përndoqi.

Pas krimit të rëndë ai u largua menjëherë nga ndërtesa, ku i kërkoi ndihmë një miku të tij, pasi u lëndua edhe vetë gjatë aktit të rëndë, por policia e Largo nuk dha detaje sesi mund të jetë plagosur autori i sulmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu