“I nisa Beatrixit kodet bankare”, Alban Ramosaj tregon tmerrin e përjetuar në avion

0

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj ka rrëfyer eksperiencën e frikshme teksa ka qenë duke udhëtuar me avion së fundmi. Këngëtari ka treguar se në momentin e uljes, avioni kishte pasur vështirësi teknike dhe në njërin nga krahët e tij po dilte tym.

Në këtë moment, ai i kishte dërguar mesazh motrës së tij, Beatrix duke i dërguar të gjitha të dhënat e tij personale si. Fatmirësisht ky moment makthi nuk ka zgjatur shumë dhe në fund gjithçka shkoi mirë për këngëtarin.

“Mbijetova në një fluturim, ku pajisjet e uljes nuk funksiononin dhe sapo prekëm pak tokën, piloti u detyrua të ngrihej prapë në ajër pasi një tjetër mjet ajror ishte në pistë. Sikur kjo të mos mjaftonte, dilte tym nga krahu i djathtë i avionit. Fizikisht jam në rregull”, shkruan ai në rrjetet sociale.

“Gjithashtu, gjatë këtyre momenteve i dërgova motrës sime të gjitha kodet, fjalëkalimet dhe pin-at e bankës. Por tani do t’i fshij ato mesazhe (qesh)”, përfundon këngëtari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu