Aktorja dhe këngëtarja e njohur ka bërë ndryshimin drastik në pamjen e saj.Pas bujës që bëri këngëtarja 19-vjeçare Bilie Eilish me ndryshimin e ngjyrës së flokëve të saj,këtë herë ka qenë Selena Gomez ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj,por jo vetëm.
Ishte “Rare Beauty” ajo që publikoi një foto të Selena-s me pamjen e re, që në fakt fansat e pritën goxha mirë.
Edhe këtë herë Selena ja besoi ndryshimin drastik parukierëve të saj prej afro një dekade.
“Kjo ngjyrë është shumë unike për të, sepse duhej të siguroheshim që do kishte një balancë mes të ftohtës dhe të ngrohtës për tonin e saj të lëkurës. Ky look është trend dhe perfekt për verën. Zakonisht ajo qëndron natyrale, por këtë herë dëshironte një ndryshim të madh”, kanë thënë parukierët e Gomez.
Kujtojmë se Gomez është shfaqur edhe më parë si bjonde por duket se është penduar që iu rikthye ngjyrës kafe.