I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 37-vjeçari

0

Një 37-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Ai është identifikuar si Arsen Daci alias Flakton Daci dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu