I vrau ish-partneri i gruas, emrat e çiftit që u therën me thikë në Itali

0

ITALI- Flonino Mërkuri, 23 vjeç është partneri i Vera Myrtajt (Mynevere Karabollaj) bashkë me të cilën mbetën të vrarë në Itali një natë më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Spinea, pas mesnatës së kaluarl.

Mërkuri dhe Myrtaj ishin në banesën e tyre kur ish-bashkëshorti i 38-vjeçares u shfaq në derën e shtëpisë me armë zjarri në dorë. Të tre patën një konflikt pasi ish-burri i shqiptares nuk e pranonte lidhjen e saj të re. Më pas, ai i qëlloi të dy dhe i la të vdekur. Autori i krimit, gjithashtu shqiptar është arratisur nga vendi i ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu