Nëna e një prej viktimave Amanda Mosier, zbuloi trupat në shtëpinë e tyre në Indiana, SHBA. Bija e saj Jessica Bixler përshkruhej si një “lule që të bën gjithmonë të buzëqeshësh”.
14 vjeçari Cole Bixler, po qëndronte në një shtëpi bashkë me 21 vjeçarin Mason George, dhe të dashurën e tij Jessica Bixler, 22 vjeçe, në Owensburg, Indiana, kur ndodhi tragjedia më 16 prill.
Autoritetet besojnë se ai ka vrarë Mason me pistoletën e tij, teksa flinte në divan.
Më pas ai qëlloi për vdekje kusheriren Jessica në dhomën e gjumit, para se të vriste veten.
Nëna e vajzës Amanda Mosier zbuloi trupat e viktimave dhe njoftoi policinë.
Policia tha se Cole kishte folur për vetëlëndim para tragjedisë dhe se vuante nga “lendime emocionale”, sipas te afermve.
Amanda shkruante më vonë në Facebook: “Zemra ime është e thyer. Kemi humbur Cole Bixler, vajzën time Jessica Gail Bixler dhe Mason George.”
“Unë dhe Jason Mosier i kemi humbur fjalët. I vlerësojmë lutjet tuaja dhe ofertat për ndihmë”.
Në një nekrologji të saj, Jessica përshkruhej si një “shoqe e mirë” e “gjithmonë e lumtur”.
“Ajo shpesh e hapte shtëpinë e saj për këdo që kishte nevojë për ndihmë. Ishte një motër e madhe e mrekullueshme, që nuk kishte frikë të fliste opinionin e saj. Gjyshërit e përshkruanin si një lule që të bën gjithmonë të buzëqeshësh”.
Hetimet per ngjarjen vijojne.