Ia shpëtuan vajzat nga përmbytja me helikopter, babai shqiptar në Gjermani merr lajmin e bekuar

0

Shefik Hyseni (46 vjeç) nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytjet e vdekjes apo jo! Babai shqiptar i familjes kishte frikë për jetën e Laureta (13 vjeçe) dhe Altuna (17 vjeçe). Makthi i madh, pasi kishte humbur kontaktet me to, ishte nëse kishin qenë në gjendje të siguroheshin në kohë apo ishin bërë viktima të përmbytjeve katastrofike në Gjermaninë Perëndimore.

Hyseni, duke folur për “BILD”, dha lajmin e mirë, pas shumë orësh dramatike për të dhe familjen: “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më thirrën dhe thanë se uji ishte tashmë në katin e parë. Vrapova menjëherë për në shtëpi. Kur arrita, uji ishte tashmë kudo, kishte mbuluar gjithçka. Për herë të fundit fola me të dyja vajzat rreth orës 21:00. Pastaj, lidhja qe e pamundur”.

Altenburg: Meine Töchter wurden mit dem Heli aus unserem Haus vor der Flut gerettet – News Inland – Bild.de

Krejt i dëshpëruar, babai shqiptar priti tërë natën mbi një urë, nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Të enjten në mbrëmje mbërriti lajmi çlirues: Fëmijët e tij u shpëtuan nga shtëpia e përmbytur me helikopter. Hyseni shtoi: “Ne vetëm kemi qarë për fatin e dy vajzave. Tani duhet të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu