Identifikohet dëshmitari në vrasjen e Klodian Rashës

0

Prokuroria e Tiranës përmes kamerave të sigurisë ka identifikuar drejtuesin e automjetit “Shevrolet”, i cili ishte ndaluar nga policia para vrasjes së Klodian Rashës. Grupi hetimor u tregua në fillim I rezervuar përsa i përket dëshmisë së dhënë nga ky drejtues mjeti.
Prokuroria është në pritje të dy ekspertizave: të armës së gjetur 200 metra larg vendit dhe nga se janë shkaktuar hemotamat që ka pasur në kokë dhe fytyrë.
Sipas prokurorisë, plumbi i parë ka bërë rikoshet në qepenin e servisi në hyrje të rrugicës. Plumbi i dytë e ka kapur në shpatull duke i marrë jetën të riut. Efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj gjatë seancës për caktim të masës së sigurisë, është shprehur i penduar për krimin që ka kryer dhe u kërkoi fjalë publike familjes Rasha.
Prokuroria ka ngritur për të akuzën “vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”, por kjo vepër penale mund të ndryshojë në bazë të rezultateve të ekspertizave. Mëngjesin e të hënës, vëllai i Klodina Rashës, nuk pranoi të fliste për mediat. Ai jashtë kamerave u shpreh se për 2 ose 3 ditë prokuroria do të veprojë.
Gjithashtu, ai tha se ndryshe nga vendimi i qeverisë që e ka quajtur ngjarjen aksidentale, ajo është vrasje me dashje. Ndër të tjera theksoi se nuk duan të flasin më publikisht, pasi ja kanë lënë në dorë prokurorisë. Kjo ngjarje ndodhi brenda 5 minutave në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor. Prokuroria ka hedhur poshtë njoftimin e policisë që ngjarja ka ndodhur në orën 01:45 minuta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu