Identifikohet viktima në Elbasan. Zbulohet si ndodhi ngjarja

0

Ka marrë një kthesë të re ngjarja ku u gjet i vdekur në mes të rrugës në një nga lagjet më të populluara të Elbasanit një person.

Personi i gjetur pa shenja jete e me damarë të prerë është Ramadan Kupi, 67 vjeç.

Raportohet se ai jetonte vetëm në një pallat në katin e katërt të qytetit të Elbasanit.

Siç sqarohet më tej, ai fillimisht ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga banesa ku jetonte.

Kjo dinamikë e re, përjashton mundësinë që viktima të jetë vrarë nga ndonjë tjetër person.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu