Kamera e makinës i zbulon tregtinë e kokainës, aktori shqiptar në Angli i bën ‘gropën’ vetes

0

Ish-aktori shqiptar, Sokol Ajazi, 36 vjeç, nga Southgate, në veri të Londrës është arrestuar pasi kishte instaluar një kamerë në makinë për të filmuar çdo aksident të mundshëm, por pikërisht kjo kamer regjistroi momentin kur ai nxori nga makina një sasi kokaine. Sipas mediave britanike detektivët e panë atë duke mbajtur një qese të madhe plastike në një Merceds të drejtuar nga një shqiptar tjetër Eduart Hajdini, 38 vjeç dhe nisi ta ndiqte për të zbuluar destinacionin.

Më pas policia ndaloi makinën dhe nisi kontrollin, dhe zbuloi një ndarje të veçantë të fshehur brenda ndenjëseve të pasme, e cila u gjet se përmbante qese plastike me një kilogram kokainë. Eduart Hajdini i cili e shoqëronte në automjet, një muaj më parë ishte nën vëzhgim nga ku u filmua duke i shitur dy kile kokainë Thomas Scarrett, nga qyteti Bristol, i cili u dënua me 6 vite burg. Hetuesit më pas kontrolluan makinën e Ajazit dhe gjetën edhe 500 gram kokainë bashkë me 2.000 stërlina ‘cash’.

Pamjet e marra nga kamera e Ajazit treguan se ai kishte marrë qesen plastike nga një garazh në Mintern Close, Enfield, pak më herët atë ditë për t’ia dhënë Hajdinit. Oficerët kontrolluan depon, duke sekuestruar tre kilogramë shtesë kokainë. Hadjini dhe Ajazi u dënuan përkatësisht me tre vjet 10 muaj dhe pesë vjet dy muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu