Igli Tare sulmohet nga një pitbull teksa shëtiste me qentë e tij

0

 

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur drejtorit sportiv të Lazios dhe ish-sulmuesit të kombëtares kuqezi, Igli Tare.

Mediat italiane raportojnë se ai është sulmuar nga një pitbull teksa kishte dalë shëtitje me qentë e tij.

Ngjarja ndodhi në Romë, afër vendbanimit të tij në Olgiata ku është vendosur prej disa kohësh bashkë me familjen.

Tare mori dëmtime të lehta ndërsa njëri nga qentë e tij ngordh si pasojë e sulmit nga pitbulli.

Ndërkohë, Konsorciumi i Olgiata, pasi rindërtoi të gjithë ngjarjen njoftoi se ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm hetimorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu