Ik grua se humba rrugën! Biseda e fundit e vlonjatit të zhdukur

0

Një burrë u njoftua si i humbur ditën e hënë në Vlorë. Bëhet fjalë për Ermal Ngucaj i cili mbante edhe emrin Adhurim.
Ai është person me precedentë penalë dhe kishte 7 muaj që kishte dalë nga burgu për një konflikt në gurore.

Bisedën e fundit pra se të zhdukej ai e kishte me të shoqen. “Po të ndërrohem, ik se ngatërrova rrugën”,-i tha ai dhe i mbylli telefonin duke mos u bërë më i gjallë.

Prindërit e tij, Fejzo dhe Mjaftime Ngucaj dyshojnë se djali i tyre është rrëmbyer dhe është plagosur pasi e kanë prerë në besë shokët duke e rrëmbyer.

Ata i kërkojnë policisë së Vlorës që të nisë kërkimet për gjetjen e djalit të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu