Ikën Drejtori i Policisë Elbasan. Ja kush e zëvendëson

0

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në disa prej Drejtorive Policore në qarqe. Pjesë e ndryshimeve janë drejtoritë e Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës.

Mësohet se Drejtori i Drejtorisë Vendore te Policisë Elbasan, Arjan Muça transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie Alket Shatro.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës Erigert Mitri transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Skënder Kalemi transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.

Policia e Shtetit i ka argumentuar ndryshimet “për ti dhënë një impuls të ri punës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu