ILD kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani

0

Inspektorati i Larte i Drejtësisë ka depozituar këtë pasdite në Keshillin e Lartë Gjyqësor kërkesën për pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të zv. kryetares së gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Kërkesa është bërë, pasi sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Pas kësaj kërkese pritet që KLGJ të mblidhet brenda tre ditëve për të shqyrtuar kërkesën e Inspektoriatit të Drejtësisë dhe për të marrë nje vendim mbi gjyqtaren.

Njoftimi i ILD:

Kërkesa e Metanit për pezullim të menjëhershëm të magjistrates bazohet në nenin 152, pika 1 të ligjit 96/2016 për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, sipas të cilit “Kur ka dyshim të arsyeshëm se vazhdimi i magjistratit në detyrë …. diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryen menjëherë një hetim paraprak për të verifikuar besueshmërinë e burimit të informacionit, sipas nenit 124, të këtij ligji, ose ankesës së paraqitur nga subjektet e përcaktuara në nenin 119 të këtij ligji. Kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë krijon bindjen se burimi i informacionit ose ankesa është e besueshme, brenda 3 ditëve nga marrja e ankesës ose nga momenti që ka marrë dijeni për shkeljen e pretenduar, i paraqet Këshillit përkatës raport të arsyetuar, bazuar në faktet dhe provat e mbledhura deri në atë moment për fillimin e një procedimi disiplinor dhe kërkesën për pezullimin e magjistratit nga detyra.”

Kujtojmë se kërkesa vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social ‘tik tok’ si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu