Ilir Meta flet me emra konkretë: Ja tre bashkitë e mëdha ku opozita do të fitojë zgjedhjet

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i bindur se opozita do të fitojë tre bashkitë më të mëdha të vendit, Tiranën me kandidat Belind Këlliçin, Elbasani me Luçiano Boçin dhe Durrësi me Igli Carën.

Sipas kreut të PL-së, këta janë kandidatë të padiskutueshëm, të rinj në këtë drejtim dhe mbi të gjitha superiorë.

Pyetje: Tiranë, Elbasan, Durrës cilën prej këtyre bashkive mund të fitojë opozita?

Meta: Të treja. Dëshira nuk ka fund, por absolutisht të treja dhe të tre janë kandidatët të padiskutueshëm dhe superiorë që kandidojnë për hërë të parë në këtë pozitë.

“Të gjithë e dinë që situata në Shqipërie është katastreofike për 80% të qytetarëve. Polarizimi është rritur në mënyrë të tejskajshme Skandalet janë duke u mbivendosur me një shpejtësi të frikshme. Këtë e ndryshon vetëm një llogaridhënie”, tha më tej Ilir Meta, duke theksuar se 15 maji do të jetë një ditë më e mirë se 14 maji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu