Kandidatja e LSI për deputete në qarkun e Durrësit, Elona Guri, pati sot një konflikt me një person në një lokal gjatë zhvillimit të një mbledhje partiake.
Ata janë shoqëruar të dy në polici, ndërsa pasi ka dalë znj.Guri ka bërë edhe një denoncim në Prokurori. Ajo thotë se bandat dhe mafia e inceneratorëve vendos kamera sigurie dhe përgjues në zyrat e LSI-së.
Ajo thotë në prononcimin e saj për mediat, se ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Mes të tjerash Guri ka bërë me dije se ka kallëzuar shtetasin me inicialet Ç.K, për të cilin pretendojnë se është shoku i djalit të Lefter Kokës.