Infektohet me COVID zyrtari i policisë në Librazhd

0

Më parë në drejtorinë e policisë së Elbasanit kanë qenë tetë efektivë të infektuar, të cilët janë shëruar.

-Një nga drejtuesit e komisariatit të policisë së Librazhdit dhe dy në Elbasan janë infektuar me COVID. Report Tv mëson se pas simptomave, zyrtari i policisë në komisariatin e Librazhdit ka bërë tamponin dhe ka rezultuar i prekur me COVID.

Gjithashtu edhe në drejtorinë e policisë së Elbasanit janë prekur me COVID dy efektivë. Më parë në drejtorinë e policisë së Elbasanit kanë qenë tetë efektivë të infektuar, të cilët janë shëruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu