Covid-19 është “futur” edhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nënkryetari i kësaj force politike Petrit Vasili ka rezultuar pozitiv me virusin.
Abcnews.al mëson se numri dy i LSI është shtruar në spital.
Po ditën e sotme, deputeti i PS, Damian Gjiknuri njoftoi gjithashtu se ishte infektuar me Covid-19. Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri bëri të ditur se po merrte trajtim në shtëpi.
Ndërkaq, në vend u shënua sot shifra më e lartë me të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 501 raste të reja.