Listë e gjatë të prekurish në Elbasan. 155 vatra aktive të koronavirusit. Plas edhe në Peqin, Gramsh, Cërrik dhe qytete të tjera të qarkut. Boshatisen farmacitë

0

 

Elbasani duket se ndodhet në kulmin e pandemisë. Lista është e gjatë, por numri i të prekurve është disa herë më i madh.

Tashmë korona ka hyrë kudo, pa përjashtim.

Në Elbasan numërohen gjithsej 155 vatra të koronavirusit. Por këta janë vetëm ata të deklaruar zyrtarisht.

58 nxënës mungojnë në të gjitha shkollat e qytetit të Elbasanit vetëm në një javë. Ndërkohë, nga ana tjetër, 25 mësues janë në pritje të tamponit.

Në qytetin e Peqinit janë 30 vatra aktive. Ne Gramsh 35 të tilla dhe 31 në Cërrik. Të prekur ka edhe në Belsh, Librazhd dhe Prrenjas.

Sipas investigimeve të infoelbasani.com ka filluar të ndjehet mungesa e mjaft ilaçeve nëpër farmaci pasi qytetarët blejnë pa kriter barna që mendojnë se do i shpëtojnë nga koronavirusi.

Sot në vend u shënua shifra më e lartë e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi 501 raste të reja nga 1942 testime të kryera për të dyshuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu