Investimi në Durrës tërheq vëmendjen e mediave të huaja: Investimi më i madh në Adriatik

0

Investimi 2.5 miliardë dollarësh në Portin e Durrësit nga Mohamed Alabbar, themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, ka tërhequr vëmendjen e gjigandit mediatik amerikan, CNN.

Në intervistën e dhënë për të, Alabbar e quan vendin tonë “Europa e re” e thotë se të gjithë treguesit që të investojë këtu janë pozitivë. Ai e sheh me shumë pozitiv faktin që qeveria po përpiqet shumë për anëtarësimin në BE.

 

Europa e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çfarë po ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë. Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e Evropës së vërtetë”, thotë Alabbar në intervistë.

Në lidhje me investimin madhor në Portin e Durrësit ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera.
Besoj se këto investime madhore mund të jenë të suksesshme kudo në botë, nëse i bën me dëshirë me partnerët e duhur. Ne do të krijojmë portin më të madh në detin Adriatik. Me qindra apartamente dhe dyqane dhe qendra tregtare. Ky investim për mua është një ëndërr që kam dhe po e bëj realite”, shton Alabbar.

I pyetur lidhur me reputacioni negativ që ka vendi jonë për trafik droge, korrupsion, ai tha se këto i përkasin të shkuarës dhe se Shqipëria ka bërë hapa para për forcimin e demokracisë dhe përthithjen e investimeve të huaja.

Këtu, ai shtoi se nuk do të ndihmojë thjesht në rindërtim, por edhe ta fusë vendin tonë në hartën e përthithjes së investimeve të tjera të huaja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu