Agatha Christie, shkrimtarja e veprave kriminalistike duket se e ka përjetuar çdo histori të shkruar në librat e saj.
Pas orës 9.30 të mbrëmjes më 3 Shkurt 1926, Agatha Christie u çua nga karrigia e preferuar dhe ngjiti shkallët e shtëpisë. Ajo i dha puthjen e natës së mirë vajzës 7-vjeçare dhe u nis me makinën e saj “Morris Cowley” për të mos u parë për 11 ditë.
Zhdukja e shkrimtares bëri namin në atë periudh të errët për adhuruesit e autores së suksesshme.Qindra policë dhe civilë u përfshinë në investigimin e ngjarjes, madje për herë të parë u përfshinë dhe aeroplanët në kërkim, shkruan InfoWebTv.
Këtij investigimi të detajuar iu bashkua dhe krijuesi i Sherlock Holmes, Arthur Conan Doyle, dhe Dorothy L. Sayers autor i serive të Lord Peter Wimsey. Njohuritë e tyre shpresonin të ndihmonin në vendngjarje.
Nuk kërkoi shumë kohë që makinë e Agatha Christiet të gjendej. Makina ishte e braktisur në Newlands Corner pranë Guildford. Por shkrimtarja nuk gjendej gjëkundi.
Kërkimet vazhduan dhe asnjë e dhënë nuk doli në pah, por nuk mbaron këtu, shkruan InfoWebTv.
Dyshimet tregonin se Agatha ishte mbytur, por vetëvrasja nuk kishte arsye pse të kryhej, ndërkohë që suksesi i shkrimtares po kapte majat.
Disa thanë se kjo zhdukje e Agathës ishte thjesht një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe kështu do të ishte promovim i shkëlqyer për librin e saj të ri.
Të tjerë spekulonin se bashkëshorti i saj Archie Christe e kishte vrarë, por të dhënat nuk e mbështesnin dyshimin.
Agatha Christe u gjend pas 11 ditësh e humbur
Shkrimtarja u gjet më 14 Dhjetor, plot 11 ditë pasi ishte zhdukur. Agatha u gjend e sigurt në një hotel, por në rrethana të çuditshme. Ajo nuk mbante mend asnjë se ç’kishte ndodhur. Ngjarja i mbeti në dorë policisë.
Ata dolën në konkluzionin se Agatha Christie kishte udhëtuar për në Londër, përplasi makinën e saj dhe më pas mori trenin për në Harrogate. Ajo rezervoi një hotel me emrin e të dashurës së bashkëshortit të saj, Theresa Neele.
infowebtv.com