Manastirliu: Nis vaksinimi për personat mbi 18-vjeç, mënyra e aplikimit

0

Në datat 29 dhe 30 qershor qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura për vaksinimin e grupmoshës mbi 18 vjeç, ndërsa aplikimi do të bëhet përmes sistemit E-albania.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila theksoi se pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk jemi imunë ndaj COVID!

“Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që  datat 29 dhe 30 qershor të jenë ‘open day’, ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu