Ish-ushtaraku Sami Vinçani vlerësohet “Mirënjohja e Qytetit”

0

Në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së ish -ushtarakut dhe partizanit Sami Vincani Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan organizuan një ceremoni nderuese për kontribitin e tij, duke e vlerësuar “Mirënjohja e Qytetit”.Në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë, përfshirë elbasanin është i njohur kontributi i Familjes “Vinçani” për çështjen kombëtare shqiptare e veçanërisht gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në fjalën e tij para të pranishmëve kreu i OBVL Halil Rama tha se nëse për gjeneralin Nexhip Vinçani, njërin nga drejtuesit kryesorë të LANÇ është folur, por për Samiun ndër kontributorët e njohur si gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare edhe në Ushtrinë Shqiptare të pasluftës është lënë disi në hije.

Nënkryetari i bashkisë Elbasan evidentoi faktin se figura si gjenerali Sami Vincani meritojnë të vlerësohen për kontributin e tyre.

Të pamasë ishin emocionet që përjetoi familja e Z. Vincani në ceremoni. Ndërsa titulli iu dorëzua të birit Maksi ai u shpreh falenderues për vemendjen e treguar karshi babait të tij, i cili dha shumë nga jeta e tij për cështjen amëtare.

Sami Vinçani ka lindur 100 vjet me parë, më 10 tetor 1922 në fshatin Vinçan-Korçë . Ai ishte i katërti ndër pesë djemtë e Kareman Sali Dervishit. Familja e Karemanit dhe vëllezërve të tij ka qenë një familje e dëgjuar dhe me kontribute patriotike në Qarkun e Korçës. Sami Vinçani vlerësohet në Elbasan për vlerat e larta dhe qytetarinë etreguar në këtë qytet, vecanërisht gjatë vitit të vështirë 1987.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu