“Ishte 8-vjeç kur nisi punën”, njihuni me orëndreqësin nga Elbasani që e dashuron profesionin edhe pas 6 dekadash

0

Ishte vetëm 8 -vjec kur nisi punën si orëndreqës në Elbasan dhe që prej asaj dite nuk është ndarë për asnjë moment nga pasioni i tij. Është kjo historia e orëndreqësit më të vjetër në Elbasan Agron Muka , i cili zanatin e trashëgoi nga të parët e tij, por ai vetë nuk mundi të bënte të njëjtën gjë. Lutet që të jenë mbesat ato që do ta trashëgojnë një ditë pasionin e tij, por duke parë stepjen e të rinjve përballë zanateve , pak shpreson.I keqardhur që zanatet rrezikojnë të zhduken preferon të mendojë të kundërtën.

Në moshë pensioni orëndreqësi 70-të vjec nga Elbasani thotë se do të vijojë të punojë deri sa të ketë jetë, për këtë lutet që shikimin të mos e humbasë.

Në banakun e orëndreqësit sheh ora të braktisura nga pronarët, por ai nuk i largon nga aty me shpresën se do të rikthehen ti rimarrin. Sikundër të varura në mur ka edhe mjete matëse të kohës shumë të vjetra. Sipas zanatciut Agron Muka qytetarëve i është zgjuar interesi për orat e vjetra.

Një jetë dedikuar riparimit të objektit që mat kohën, thirrjen e fundit e ka për ata që bëjnë politika.

Njerëzit që e dashurojnë zanatin si Agron Muka janë cdo ditë e më të paktë. Kontributi që ata kanë dhënë ndër vite në shoqëri i kalon të gjitha dimensionet./ Infoweb/Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu