Ishte duke punuar në lavazhin e të vëllait, humb jetën 20-vjeçari

0

Mbrëmja e djeshme ishte padyshim ndër më tragjiket në vendin tonë, për shkak se ndodhën dy vrasje (Ksamil dhe Shkodër) dhe një i ri vetëm 20 vjeç, humbi jetën teksa punonte në lavazhin e të vëllait, tek “Unaza e Re” në Tiranë, pasi e zuri korrenti.

Mësohet se 20-vjeçari është nga qyteti i Dibrës dhe quhet Aurel Muka. Ai prej dy vitesh ai ishte vendosur në Tiranë, ndërkohë që për ngjarjen e rëndë kanë reaguar miq dhe familjarë të tij, të cilët janë të tronditur nga kjo ndarje e parakohshme nga jeta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak. Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu