Ishte duke punuar për ndërtimin e urës së Klosit, 58-vjeçarit i bie të fikët dhe humb jetën në spital (EMRI)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Klosit. Mësohet se një punëtor që ndodhej duke punuar për ndërtimin e urës në hyrje të qytetit ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta teksa punëtori i montimit të hekurave ishte mbi urë dhe nuk është ndjerë mirë duke pësuar të fikët.

58 vjeçari Mujedin Biba është dërguar me urgjencë fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Klosit e më pas në spitalin e Burrelit ku dhe është konfirmuar vdekja e tij.

Paraprakisht dyshohet se 58 vjeçari me origjinë nga Kukësi të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu