Dyfishimi i çmimit të patentës ka bërë që qytetarët në Elbasan të marrin masa.
Pamjet e filmuara që në orët e para të mëngjesit tregojnë radhë qytetarësh që i drejtohen mjekëve specialistë për të marrë vërtetimet përkatëse për plotësimin e formularit.Lejet e drejtimit që deri më tani kushtonin rreth 450 mijë lekë të vjetra do të dyfishohen javët e ardhshme.
Për të përballuar fluksin e qytetarëve spitali i Elbasanit ka shtuar edhe një sportel tjetër. Në pritje të kryerjes së dokumentacionit qytetarët nuk e fshehin revoltën për rritjen e cmimit të lejes së drejtimit.
Ndonëse autoritetet thonë se tarifat e reja do të ulim abuzimin, qytetarët mendojnë ndryshe.
Vendimi i ri rrit edhe orët e teorisë që shkojnë në 36 seanca, të cilat do të bëhen për 15 ditë. Ndërkohë, seancat praktike që do të zgjasin 40 minuta secila, do të jenë 34 nga 25 që ishin deri më tani.