Ishte vetëm 19 vjeç u gjet e varur në degën e lisit, letra në xhepin e saj: Burrit kurrë hallall mos i qoftë!

0

Ngjarja tragjike që ndodhi në Kamenicë të Gjilanit ka tronditur mbarë opinionin publik. Vetëm 19-vjeç, Arbesa Murseli Liprovica u gjet e varur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati. Burime të afërta me familjen e viktimës, kanë bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të viktimës nga hetuesit policorë në xhepin e majtë të veshjeve sportive të cilat i kishte pasur veshur derisa dyshohet se kishte kryer aktin e vetëvrasjes pasditen e 17 tetorit, është gjetur edhe një letër e verdhë bashkë me telefonin e saj.

Në këtë letër shkruhet:

Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë.
19 vjeçarja jetonte me burrin, djalin tre vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan, por në ditën kritike, e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi për pushime në fshatin Poliçkë, ku dyshohet se Arbesa vendosi t’i jepte fund jetës së saj. E ndjera sipas burimeve të afërta me familjen e saj, pa u vërejtur ishte larguar nga shtëpia në orën 16:00, kurse u gjet e varur në degën e një lisi në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë në orën 16:50. Trupi i pajetë i të ndjerës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkaq kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali. Varrimi i të ndjerës është bërë në varrezat e Gjilanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu