Itali/ Makina e parkuar në malore shtyp për vdekje pas murit shqiptarin

0

Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Terni dhe punonjës i një kompanie private humbi jetën ditën e enjte pas një aksidenti në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në San Gemini, shumë pak larg sheshit kryesor. Sipas mediave vendase mësohet se 60-vjeçari indetiteti i të cilit ende nuk dihet është shtypur në një mur nga automjeti i punës i cili ishte parkuar në një zonë të pjerrët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti urgjenca, por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Ndërkohë, policia e San Geminit së bashku me stafin e Shërbimit të Parandalimit dhe Sigurisë në Vendet e Punës po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu