Italia fantastike! Mposht edhe Zvicrën 3 me 0 dhe kalon në fazën tjetër

0

Italia tregon supremacinë edhe ndaj Zvicrës. Ashtu si ndaj Turqisë, azzurët fitojnë 3-0 dhe kualifikohen për në fazën tjetër të Euro 2020. Për më tepër, shifrat janë fantastike.

Ndeshja arriti kulmin në minutën e 19-të. Chiellini ka shënuar pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë. Festa e Axurrëve është prishur një minutë më pas, për shkak se goli është anuluar nga VAR për një prekje të topit me dorë nga ana e mbrojtësit të Juventus-it.

Chiellini ka qenë i detyruar të lërë fushën në minutën e 24-t për shkak dëmtimi. Por festa ka shpërthyer në “Olimpico” në minutën e 26-të pas golit të shënuar nga Locatelli. Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Në pjesën e dytë është sërish Manuel Locatelli që ka dyfishuar avantazhin. Ish-ylli i Milan-it ka shtangur portierin me një goditje të saktë nga jashtë zone. 23-vjeçari është bërë lojtari i parë i Italisë që realizon dy gola në në një ndeshje të Europianit që nga Mario Balotelli kundër Gjermanisë.

Kjo Itali ka regjistruar fitoren e dhjetë radhazi, plot 31 gola të realizuar dhe ajo cka është impresionuese, asnjë gol i pësuar. Vërtet fantastike!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu