Italia “zonë e kuqe”. Rastet e infektimit në rritje

0

Qeveria italiane mori vendimin e fundit për bllokim të rreptë tre-ditor, për të parandaluar rritjen e rasteve me Covid-19 gjatë Pashkëve. Mediat italiane shkruajnë që gjatë këtyre tre ditëve, të gjithë rajonet në vend janë zonë e kuqe.

Ky vendim është marrë pasi numri i rasteve çdo ditë që vjen rritet, me rreth 20,000 raste të reja në ditë. Sipas vendimit të qeverisë, lëvizjet pa një arsye të fortë nuk lejohen, nga ana tjetër, njerëzit lejohen të hanë një vakt të Pashkëve në shtëpitë e tyre me dy të tjerë. Kishta, sipas vendimit, janë të hapura, por besimtarët duhet të marrin pjesë brenda rajoneve të tyre.

Viti i dytë i kësaj situate, Papa Françesku do të japë mesazhin e tij të Pashkëve në sheshin bosh të Shën Pjetrit. Gjithashtu, mësohet se pas fundjavës së pushimeve, rajone të ndryshme do të qëndrojnë më pas në kufizimet e “zonës portokalli” ose “zonës së kuqe” deri në fund të muajit.

Ndërkohë, sjellim në vëmendje se më shumë se 110,328 njerëz në total kanë vdekur nga koronavirusi në Itali dhe ka pasur 3.6 milionë infeksione të konfirmuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu