Italia mbyll Tik Tok-un. Shkak vdekja e 10-vjeçares

0

 

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Itali, ku një vajzë 10-vjeçare humbi jetën aksidentalisht pasi po përpiqej të realizonte një video për ta hedhur në TikTok. Për këtë ngjarje prokurorët italianë kanë nisur një hetim të plotë dhe u njoftua se është bllokuar përkohësisht aksesi në TikTok për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk mund të provohet saktësisht. Nisur nga kushtet e vendoura nga TikTok, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjeç. Vajza ndërroi jetë në një spital në Palermo, pasi u gjet të mërkurën nga motra e saj pesë vjeçare në tualetin e shtëpisë.

Ndërkohë në një deklaratë, përfaqësues të Tik Tok thanë ditën e djeshme se nuk kishin mundur të identifikonin asnjë përmbajtje në site-n e tyre që të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë.

Një zëdhënës i Tik Tok tha:

Siguria e komunitetit të TikTok është prioriteti ynë absolut. Për këtë arsye ne nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon, promovon dhe glorifikon sjellje që mund të jenë të rrezikshme.
Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave tha në një deklaratë më vonë të premten se do të bllokonte rrjetin e medias sociale deri më 15 shkurt, datë në të cilën rrjeti duhet të plotësojë kërkesat e rregullatorit. Nga ana tjetër prindërit e vajzës thanë për mediat italiane se vajza tjetër u kishte shpjeguar se e motra po luante lojën Blackout.

 

Ata thanë:

Ne nuk dinim asgjë për këtë. Dinim vetëm se vajza jonë e përdorte TikTokun për kërcime dhe për të parë video. Nuk mund ta imagjinonim këtë mizori.
Burimi: irpiniatimes.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu