Italia më në fund merr frymë, ja vendimi i qeverisë për Covid-19

0

Italia sot i është kthyer kufizime të mëparshme pas tre ditësh në zonë të kuqe, gjatë festës së Pashkëve. Mediat italiane shkruajnë se lehtësimi i masave nuk vijon njësoj në të gjitha rajonet të cilat përcaktohen me dy ngjyra, të kuqe dhe portokalli në varësi të rrezikshmërisë nga virusi, ndërkohë që vetëm Sardenja vijon të jetë zonë e bardhë.

Dhjetë rajone mes të cilave Veneto, Lazio, Sicilia, Molise, Liguria, Umbria dhe provincat autonome të Trentos dhe Bolzano rikthehen në zona portokalli ndërsa nëntë rajonet Lombardia, Toskana, Emilia Romagna, Kalabria, Piemonte, Puglia etj, do të vijojnë të jenë zona të kuqe.

Në zonat portokalli lejohet dalja por jo zhvendosja në të tjera komuna. Në vend rihapen shkollat duke respektuar distancën fizike por autoritetet mund të vendosin në çdo rast të kalojnë në mësim në distancë. Baret, restorantet, kinematë vazzhdojnë të jenë të mbyllura.

Në zonat me ngjyrë portokalli, rënia e të infektuarve ka bërë të mundur rihapjen e disa aktiviteteve jo thelbësore, sikundër parukeritë apo qendrat estetike. Në zonat e kuqe nuk është e lejuar lëvizja, vetëm për raste urgjente, shkollat e universitetet janë të mbyllura, dyqanet, baret restorantet po ashtu, lejohet vetëm shërbimi me dërgesa.

Në të njëjtën kohë do të vijojnë të mbeten në fuqi deri në fund të muajit masat kufizuese për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë kufijve, të cilët duhet të dutën në karantinë për 5 ditë pas mbërritjes në vend, edhe nëse vjen nga një vend anëtar i BE-së, shoqëruar me një tampon të dyfishtë, para mbërritjes dhe pas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu