Ka në trup tatuazhin e Albin Kurtit, së shpejti do ta bëjë edhe Vjosa Osmanin

0

E braktisën Norvegjinë për t’u kthyer në vendlindje. Shiqeri Ramadani bashkë me gruan e tij, Sheren Ramadani nga Ferizaj, kanë tre vjet janë kthyer për të jetuar në Kosovë. Kjo pasi malli për vendin ku janë rritur ishte i madh.

Dashuria për atdheun është aq e madhe, sa që Shiqeri Ramadani në trup ka tatuazhe të shumta të personazheve të njohura politike.

Ajo çfarë mori vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale ishte tatuazhi me portretin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Madje, 53-vjeçari pritet të bëjë tatuazh edhe një portret të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu