Iu gjet “mall” me vlerë 1.6 milionë paund, arrestohen dy shqiptarë në Londër

0

 

Dy shqiptarë në Londër kanë rënë në pranga, pasi policia u gjeti 20 kg kokainë, e cila nëse do të shitej në treg do të kapte vlerën 1.6 milion paund.

Gjithashtu shqiptarëve iu gjetën dhe 250 mijë paund cash. ‘Malli’ u gjet në një apartament në Rotherhithe në juglindje të Londrës.

Sipas mediave britanike shqiptarët e arrestuar janë V. Murataj, 43 vjeç dhe F. Nakaj, 31 vjeç.

Ekipi “Organised Crime Partnership (OCP)” në bashkëpunim me “National Crime Agency” dhe Policinë Metropolitane ndërmorën një operacion në një apartament në Helena Square, ku gjetën kokainën dhe shumën e parave të fshehura në apartament.

Ditën e djeshme shqiptarët dolën para gjykatës dhe u lanë në paraburgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu