Iu sekuestruan 1,4 kg kanabis, arrestohet 64-vjeçari

0

Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 1,4 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Sipas Policisë së Beratit i arrestuar A.D., 64-vjeç është banues në Gjergjovë në Poliçan.

Sakaq materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Berat/Informacion

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.D., 64 vjeç, banues në Gjergjovë, Poliçan.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet se shtetasi A.D dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu