Izraeli bëhet gati për luftë

0

 

Forcat ajrore izraelite kanë planifikuar kryerjen e një stërvitjeje ushtarake duke u përgatitur për një luftë në veri të vendit njoftuan gjatë ditës së sotme burime ushtarake.

Sipas Jeruselam Post, stërvitja filloi të dielën dhe ka qëllim përmirësimin e gatishmërisë së forcave ajrore në rast të një lufte me Hesbullahun në Liban, raporton abcnews.al.

Në stërvitje janë duke marrë pjesë një numër i madh avionësh dhe helikopterësh, ndërsa parashikohet edhe përdorimi i bombdave reale.

Në lidhje me këtë, ushtria ka njoftuar se mund të dëgjohen edhe shpërthime në veri të vendit.

Ky zhvillim ka rikthyer frikën për një luftë tjetër me Izraelit dhe Hesbullahut si ajo e vitit 2006, gjë që shkaktoi shkatërrimin e një pjese të mirë të infrastrukturës së jugut të Libanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu