Petrika Mele, djali që do përfaqësoj Korçën si deputet i ardhshëm

0

Kreu i LSI dega Korçë, Petrika Mele në një postim në rrjetin social facebook shpreh falenderimet për përzgjedhjen e tij në listat për deputet në qarkun e Korçës.

POSTIMI I PLOTE

“Është privilegj të përfaqesoj Korçën në listën e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 Prillit! Falenderoj Kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe strukturat e LSI Korçë për besimin dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme.

​25 Prilli është dita kur Korça çlirohet nga monopolet dhe qyteti ju kthehet korçarëve, të cilët ndihen të papërfaqësuar dhe të uzurpuar nga politika e vjetër, klienteliste e Rilindjes.

Korça ka nevojë për një brez të ri politik ku lejtmotivi duhet të jetë shërbimi ndaj korçarëve dhe jo përfitimi personal apo gjunjëzimi ndaj oligarkëve. Rilindja pushtetin e sheh si qëllim në vetvete dhe jo si mjet për të arritur një qellim.

Qellimi ynë është ta kthejmë Korçën në shtepinë tonë të përbashkët. Nëpërmjet politikave të shpalosura në programim tonë, synojmë që të rikthejmë kohezionin social të shkatërruar dhe të ndalojmë hemoragjinë e largimit të të rinjve. Faleminderit dhe mirënjohje pafund të gjithë mbështetësve !” – shprehet ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu