Ja ç’duhet të dini për vitaminën që shëron sëmundjen e kockave, depresionin dhe ankthin

0

Funksionet e Vitaminës K-2
Në një stadium afatgjatë ku morën pjesë 36,629 persona ndër vlerat e vitaminës K, studiuesit gjetën një sërë të dhënash mbi vlerat e vitaminës K-2. Vitamina K-2 u pa se uli ndjeshëm tek pjesëmarrësit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve arteriale, veçanërisht tek personat me presion të lartë gjaku. Ekspertët thonë se trupi ka 10 herë më shumë mundësi të thithë vitaminën K-2 se atë K-1. Përveç rolit kryesor që K-2 luan në qarkullimin e mirë të gjakut, i dhuron trupit edhe një sërë benefitesh të tjera. Ju listojmë më poshtë disa nga sëmundjet kryesore në të cilat kjo vitaminë ndihmon.

Sëmundjet Kardiovaskulare
Vitamina K-2 mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjes e zemrës dhe të përmirësojë shëndetin e saj. Kjo ndodh pasi vitamina K-2 aktivizon një proteinë që e ndalon kalciumin të ngurtësojë dhe bllokojë enët e gjakut. Një dietë e pasur me këtë vitaminë mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës.

Shëndeti i Kockave
Vitamina K-2 ndihmon në krijimin dhe mbajtjen e kockave të mira dhe të shëndetshme. Për shkak të prodhimit të madh të mineraleve si karboksilatina osteokalcina një proteinë përgjegjëse që çon kalciumin tek kockat. Një studim i vitit 2017 i mbajtur në Japoni, ekzaminoi vitaminën K-2 tek femrat mbi 65 vjeç që vuanin nga osteoporoza. Sipas këtij studimi vitamina K-2 ndihmoi në mos degradimin e kësaj sëmundje.

Ankthi dhe Depresioni
Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shtojnë edhe riskun e prekjes nga deprersioni, ankthi apo problemet e memories. Vitamina K-2 ka aftësi të normalizojë nivelin e sheqerit në gjak dhe për pasojë të ulë simptomat e depresionit apo ankthit.

Ushqime të Pasura me K-2
Produktet e bulmetit
Mëlçitë dhe organe të tjera të kafshëve
Mishi i viçit
Mishi i derrit
Të verdhat e vezëve
Mishi i pulës
Peshku

Sigurohuni të përfshini në dietën tuaj ushqimore sa më shumë ushqime të pasura me këtë vitaminë të mrekullueshme për shëndetin.

Si të Kuptoni që Keni Mungesë Vitaminë K-2
Mungesa e vitaminës K në përgjithësi prek një numër të madh të rriturish në të gjithë botën. Personat me disa deformime të sistemit tretës apo stomakut si gastritit apo ulçera në shumicën e rasteve kanë mungesë vitamine K-2. Konsumimi për një kohë e gjatë i antibiotikëve mund të vrasë bakteret e mira që ndodhen në trupin tuaj. Përfshirë këtu edhe bakteret që formojnë vitaminën K. Nëse vuani nga sëmundje të artritit apo ato kardiovaskulare sigurohuni të shtoni sasinë e marjes së kësaj vitamine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu