Ja çfarë na rezervojnë yjet/ Të dashuruarit në qetësi

0

Dashi

Partneri/ja do t’ju kërkojë t’i tregoni të vërtetën dhe është gati të falë çdo gabim tuajin. Zbrazni thesin dhe mos fshihni asnjë detaj të asaj që ju ka ndodhur. Beqarët do jenë të gatshëm për çdolloj çmendurie vetëm për të ndryshuar statusin. Në planin financiar bëni kujdes me llogaritë.

Demi

Dhe pse nuk jeni në humorin e zakonshëm ju të dashuruarit, sot do të bëheni përsëri protagonist i një ngjarjeje gazmore. Do të kaloni gjithçka me qetësi. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin hapa të nxituar për të ardhmen e tyre sepse shumë shpejt mund të zhgënjehen. Në planin financiar gjendja do përmirësohet

Binjakët

Dita për ju të dashuruarit do të ketë një ecuri të zhurmshme sot. Do të arrini të ambientoheni me situatën vetëm duke bërë një telefonatë. Dikush do t’ju shpjegojë ç’duhet të bëni. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të hedhin hapa. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Gaforrja

Kuadri yjor duket i mirë, prandaj përpiquni të përfitoni për të rikuperuar diçka nga ajo që keni humbur. Nuk ju mungojnë idetë, por duhet t’i formuloni më mirë që të kuptohen nga ta që i dëgjojnë. Me pak më shumë gatishmëri dhe dëshirë për të bërë mund ta ktheni “fatin” në favorin tuaj.

Luani

Parashikohet një ditë e mirë në shumë aspekte, por në mënyrë të veçantë jeni të favorizuar në raportet ndërpersonale, pasin keni mbështetjen e Afërditës. Kujdes, Hëna sot ju bën shumë të ndjeshëm. Me gjithë vështirësitë në të cilat do të ndodheni, optimizmi juaj  proverbial  është një garanci për t’ia dalë mbanë pa shumë probleme. Nuk është çudi që një kundërshtar i juaj t’ju bëjë një propozim interesant.

Virgjëresha

Qielli juaj sot mund të errësohet disi, për shkak të hijes së rëndë të Jupiterit, që gjithsesi nuk do të ketë ndonjë rol edhe aq negativ. Madje në planin  sentimental mund të sjellë të papritura të këndshme. Pasionantë, por edhe shumë polemikë ju bën Marsi agresivë në shenjë, prandaj kini kujdes sepse sot mund të grindeni edhe me njerëzit që vlerësoni më shumë.

Peshorja

Për shkak të një Hëne  aspak “miqësore” sot pika juaj e dobët do të jenë raportet ndërpersonale, ku do ta keni vështirë të arrini një marrëveshje. Megjithatë, në planin profesional jeni në një pozitë që jua kanë zili. Pas një periudhe çorientimi e konfuzioni duket se gjërat kanë precipituar në nivelin që mund të dalloni rrugën e drejtimin që duhet të merrni tani e tutje.

Akrepi

Një zënkë në familje po ju shqetëson më shumë seç kishit menduar ju. Në fushën profesionale sot duhet të jeni shumë i përqendruar nëse doni që të çoni deri në fund atë që keni nisur dhe mos e shtyni për nesër. Duhet të hidhni pas krahëve të shkuarën dhe është koha për të thënë që kush nuk ju do nuk ju meriton.

Shigjetari

Sot do të bëni shumë gjëra të paprogramuara që do të sjellin pakënaqësi tek të tjerët por ju do të dini të dilni nga kjo situatë me kokën lart. Duhet ta kuptoni që kapacitetet tuaja janë më të mëdha seç mendonit. Do të jeni të mbushur me simpati dhe entuziazëm. Me këto cilësi do ta keni të lehtë për ti shpëtuar disa kritikave që do t’ju bëhen nga zilia ose antipatia.

Bricjapi

Do të keni disa keqkuptime sidomos në jetën në çift, por do të mundoheni të vini humorin në plan të parë. Nuk duhet të kapeni pas çdo fjale që thonë të tjerët sepse do të shpërqendroheni dhe do të lini impenjimet tuaja. Mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja.

Ujori

Jeni të entuziazmuar sepse së shpejti rutina e ditës suaj do të dalë nga stresi dhe do të hyjë nën një periudhë pushimesh. Merrni kohën e duhur për të planifikuar çdo çast që të mos ju ndodhin surpriza të pakëndshme.

Peshqit

Krenaria juaj po ju pengon në një çështje thelbësore për të ardhmen e karrierës suaj. Analizoni situatën dhe rrugët e duhura për të zgjidhur çdo problem. Mbani pranë njerëzit që ju japin këshillat më të vlefshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu