Ja kush e çoi policinë tek vendi ku ndodheshin trupat e pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt

0

Trupat e pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt janë gjetur ditën e sotme në fshatin Renc të Malësisë së Madhe. Burime bëjnë me dije se ishte babai i Danjel Pepajt (autori i dyshuar për ekzekutimin e tyre), i cili ka udhëhequr këtë të enjte operacionin e kërkimit të trupave dhe ka dërguar efektivët drejt vendit të ngjarjes.

Shoqërimi i sotëm i Rrok Pepajt në komisariat nuk duket aspak rastësi, ndërsa burime bëjnë me dije se kishte dyshime të forta se ka informacione për çfarë ka ndodhur. Fillimisht u raportua nga burimet se Rrok Pepaj ishte kërcënuar nga familjarët e Vilson Çutajt. Paraditen e sotme një dëshmi të fortë, ku një burim thoshte se personi i vetëm që ka informacion për vendodhjen e trupave, është Rrok Pepaj.

Kujtojmë se dy ditë më parë, ekipi i xhirimit të Fax News nisi një udhëtim për në zonën ku Rrok Pepaj na udhëhiqte dhe se dyshonte se mund të jetë kryer ngjarja, por ky udhëtim i ndërpre nga një ndërhyrje e prerë e FNSH-së që nuk e lejoi. Drejtuesit e Policisë së Malësisë së Madhe u justifikuan duke thënë se familjarët nuk janë dakord që ta ndërmarrim këtë udhëtim, dhe se do ishin ata që ditën e 3 të zhdukjes, në orën 15:00 të pasdites po nisnin operacionin e parë për atë ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu