Rekord të prekurish me Covid-19 në Elbasan. Konfirmohen 17 raste pozitive, mes tyre mësues, pedagogë, policë

0

17 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Elbasan. Në mesin e të infektuarve është dhe një punonjës i skuadrës Shqiponja në Policinë e Elbasanit.

Gjithashtu mësohet se pozitiv ka rezultuar dhe ish-kreu i Komitetit Olimpik, Hysen Domi, njëherësh pedagog në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Ai ka qenë më parë edhe kryetar i Bashkisë së Elbasanit.

Covid-19 ka prekur dhe shkollën 9-vjeçare në njësinë administrative Bradashesh, në fshatin Katund i Ri, ku pozitiv ka rezultuar drejtoresha e shkollës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu