Ja shenjat që tregojnë se dikush po ju përndjek në Facebook

0

Ndonëse Instagrami, Tik-Tok, Twitter-i ia kanë zbehur paksa famën, Facebook mbetet një prej rrjeteve më të rëndësishme për shumicën e njerëzve. Shpesh na ndodh të harrojmë se është njëra prej platformave që zotëron një pjesë të mirë të të dhënave tona dhe shanset që dikush të na përndjekë janë të mëdha. Si ta kuptoni nëse dikush është “fiksuar” pas profilit tuaj apo nëse po përpiqen t’ju marrin llogarinë? Kushtojini vëmendje shenjave më poshtë:

 Kërkesat për miqësi (Friend Requests)

Na ndodh shpesh të marrim ftesa nga njerëz që nuk i njohim fare. Mund të jetë shoku i një shoqes që e ke takuar rastësisht në një festë dhe thjesht s’e mban mend. Gjithsesi, një ftesë e tillë është shenjë e qartë që dikush po përpiqet të mësojë më shumë prej teje. Në fakt, më e mira që të tilla ftesa të shmangen ose në të kundërt mendohuni dy herë para se t’i pranoni.

Nëse ju e fshini dhe po i njëjti njeri tenton sërish, do të thotë që kërkon diçka më shumë prej jush. Ekspertët këshillojnë të pranoni ftesa vetëm nga njerëz të cilët i keni takuar të paktën njëherë përballë.

Hidhi një sy listës së miqve.

Lista që do t’ju shfaqet nuk ka një renditje rastësore, por në fakt është pjesë e algoritmit që bën platforma. Emrat e parë përkojnë me njerëzit që kanë kaluar më shumë kohë në profilin tuaj.

Fotot e vjetra

Të gjithë e kemi një histori të tillë. Padashje, bëjmë “like” një foto të 2005-ës që s’duhet ta kishim bërë. Eshtë e sikletshme, por ndodh. Gjithsesi, kjo bëhet shqetësuese nëse ndodh shpesh. Nëse dikush në mënyrë të përsëritur pëlqen fotot e tua të vjetra po përpiqet të të thotë se është aty dhe shumë i vëmendshëm ndaj teje.

Vjedhja e llogarisë

Nëse dikush logohet në llogarinë tuaj, duhet të merrni masa. Zakonisht kur dikush përpiqet të futet në Facebook-un tuaj ju vjen një mesazh që ju vë në dijeni të kësaj. Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndryshoni fjalëkalimin.

 

Burimi : Anabel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu